Sava Janjiq: Prifti që hoqi flamurin shqiptar s’ka lidhje me kishën tonë, mediat të kenë kujdes!

Pasi mediat serbe njoftuan se një prift ortodoks nga Beogradi hoqi flamurin shqiptar nga kazerma e Koshares, ka reaguar kreu i kishës Serbe të Deçanit në Kosovë, Sava Janjiq.
Ai ka thënë se distancohet nga çdo veprimtari që rrezikon marrëdhëniet etnike dhe fetare.
“Sipas një video-klipi,i publikuar në rrjetet sociale, gjoja se një klerik ka hequr flamurin shnqiptar në Koshare këto ditë, ai s’ka kurrfarë lidhjeje me Dieqezën Rashkë – Prizrenit. Dioqeza jonë distancohet nga çdo lloj aktiviteti që rrënon marrëdhëniet ndërentike dhe fetare”, ka shkruar në Twitter.
Ai shtoi se sjellja e papërgjegjshme e individëve që vijnë në Kosovë vetëm për të regjistruar video të bujshme po shkakton dëme, mbi të gjitha njerëzve tanë që kanë qëndruar këtu për të jetuar, transmeton Indeksonline
“Ne sinqerisht shpresojmë që ata që nuk mund të na ndihmojnë të paktën të mos hakmerren me sjellje të papërgjegjshme. Mediat që i kushtojnë vëmendje këtij ekzibicionizmi në Facebook të individëve që nuk kanë ndjenja për të tjerët janë po aq të papërgjegjshme”, shkroi Janjiq.
Ndryshe, dje u raportua se një prift serb ka hequr një flamur shqiptar që qëndronte në kullën e vrojtimit në Koshare, teksa kishte përfunduar një ecje prej mbi 7 orë.
Gazeta serbe “Novosti”, publikoi pamjet ku shihej prifti, i shoqëruar nga dy miq të tij, teksa u ngjit në tavanin e kullës dhe hoqi flamurin shqiptar, që kishte ngelur atje që nga koha e luftës.
“Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, ka thënë ai. /Indeksonline/