Prishtina, Peja e Fushë Kosova me më së shumti të infektuar për 24 orë

Komuna e Prishtinës vazhdon të prijë me numrin e të infektuarve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Janë gjithsej 32 raste në kryeqytet e i cili është pasuar nga komuna e Pejës me 11 raste e nga ajo e Fushë Kosovës me 8 raste sa ka edhe komuna e Mitrovicës.
Pas tyre renditet komuna e Gjilanit me 5 raste sa ka edhe ajo e Klinës, shkruan IndeksOnline.
Lista e plotë me rastet pozitive:
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.