Ismet Beqiri: Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk mund të ndryshohet për kurrfarë Asociacioni

Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane në parlamentin e Kosovës, Ismet Beqiri, përmes një statusi në Facebook i ka reaguar të dërguarit special për dialogun Kosovë Serbi, nga Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak.
Lajçak nga Beogradi ka thënë se Kosova duhet ta ndryshoj Kushtetutën e saj në mënyrë që Asociacioni të jetësohet. E kjo i ka penguar Beqirit, i cili ka qenë i prerë në deklaratën e tij, duke thënë se Kushtetua e Republikës së Kosovës nuk ndërrohet për asnjë lloj asociacioni.
“ Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk mund të ndryshohet për kurrfarë Asociacioni.
Gjykata Kushtetuese e ka thënë fjalën e saj për këtë çështje, asgjë përtej kësaj. Ajo mund të ndryshohet, plotësohet, por jo asnjëherë, për ta rrezikuar dhe humbur sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.
Tjerat janë llafe, dëshira që nuk bënë dhe nuk mund të realizohen.
Si Deputet, Kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane, nuk kam të drejtë e as mandat as unë dhe askush tjetër për diçka të tillë, kjo thjeshtë është e papranueshme.
I.Beqiri””, ka shkruar Beqiri./IndeksOnline