75 Mall Live Search
16:44 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Thuhet se janë bashkuar, Getinjo reagon për ribashkimin e Mozzik dhe Loredanës

Është bërë zhurmë e madhe në mediat rozë për një ribashkim të mundshëm të Mozzik dhe Loredanës, dhe tashmë kjo gjë pothuajse është e konfirmuar.

Fillimisht dyshja e famshme u kapën së bashkë në Gjermani, ndërsa këto ditë ata gjenden në Prishtinë në shoqëri të njëri-tjetrit.

Pas lajmit të publikuar në Indeksonline, ku Mozzik dhe Loredana u pa në një nga restorantet në Prishtinë, ishte Getinjo ai që ka komentuar në po të njëjtin lajm.

“Qe t’ju kallxoj të shpisë se fort marak janë bo. Falemnderit shumë” – ka shkruar Getinjo në koment.

Kjo është hera e parë që Getinjo ka reaguar për ribashkimin e mundshëm të vëllait të tij me reperen shqiptaro-gjermane.

Ndërsa, adhuruesit e tyre po presin një konfirmim nga vet Mozzik dhe Loredana./Indeksonline/