75 Mall Live Search
16:45 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Reagon kampi i VV-së, shkarkimin e Rashit Qalajt e lidhin me arrestimin e Haki Rugovës

Pas shkarkimit të Rashit Qalajt nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, kanë nisur reagimet e deputetëve.

Deputeti nga Vetëvendosja, Mefail Bajqinoci përmes një postimi tha se Haki Rugova e shkarkoi drejtorin e policisë, shkruan Indeksonline.

Haki Rugova e shkarkoi drejtorin e policisë”, u shpreh ai.

Por ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në një prononcim për Indeksonline ka thënë se largimi i Qalajt nga detyra është bërë për shkak të performancës së tij dhe nuk lidhet me arrestimin e nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Istogut, Haki Rugovën.