Çifti i famshëm bëhen prindër për herë të dytë!

Dale Earnhardt Jr dhe gruaja Amy janë bërë prindër përsëri!
Ish-vozitësi profesinal 46-vjeçar dhe gruaja e tij mirëpritën fëmijën e tyre të dytë të hënën (12 tetor), për të cilin tregoi në episodin “She’s here” .
“Ndihet paksa e çuditshme për tu përgëzuar por ndihemi mrekullueshëm. Amy kishte një shtatzëni mjaft të mirë. Ajo tha se ndjehej si shtatzëni e gjatë për shkak të COVID”, zbuloi ai.

“Por ne nuk do të ankohemi sepse kemi një vajzë të shëndetshme. Dhe emri i saj është Nicole Lorraine!
Ai zbuloi se emri i saj vjen nga emri i mesëm i nënës së saj, Amy Nicole , dhe nga emri i nënës së nënës së Dale, Brenda Lorraine .

“Është qesharake se si e zgjidhni emrin. I gjithë procesi është argëtuese, por pjesa e emrit për mua është pjesa më gazmore e të gjithë procesit, “tha ai.
Çifti kanë gjithashtu një vajzë 2-vjeçare Isla Rose./Indeksonline/