Munishi edhe “shkrimtar”, i drejtohet futbollistëve të tij me fjalët e Skënderbeut!

Skuadra e Ballkanit mposhti në udhëtim klubin e Arbërisë me rezultatin final në 2:4 në një ndeshje të zhvilluar në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Me katër gola të realizuar në pjesën e dytë, Ballkani fitoi takimin ndaj Arbërisë, shkruan IndeksOnline
Pas kësaj fitore të madhe, Ismet Munishi vjen me një postim të çuditshëm, ai i drejtohet futbollistëve të tij me fjalët e Skënderbeut në veprën e Marlin Barletit “Historia e Skënderbeut”.
“Me anë arsyes merren përsipër e mbarohen punët më të mëdha. Është e vështirë që fati ta gabojë mendimin dhe të mos i shkoj pas trimërisë.”
(Skenderbeu duke u folur sfetigradasve)
– Marin Barleti, “Historia e Skënderbeut”