75 Mall Live Search
23:06 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Xhensila gdhend në trupin e saj tatuazhin e veçantë dedikuar Ajkës

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka gdhendur në trupin e saj një dedikimi për të bijën.

Ajo në duar ka bërë  një tatuazh të veçantë për Ajkën, io cili konsiston në vetëm katër shkronja – emri i vajzës së saj të vetme,  [AJ] janë në njërin gisht tregues, ndërsa [KA] në gishtin tjetër.

 “Lutja ime. ‘Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti dhe e madhe do të jetë paqja e tyre’ – Isaiah 54:13”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e fotos ku tregoi për tatuazhin e ri.

Kujtojmë që Xhensila dhe Besi për shkak të pandemisë që ka ndikuar në aktivitete muzikore, shumicën e kohës po e kalojnë pranë njëri-tjetrit dhe të bijës./Indeksonline/