75 Mall Live Search
23:57 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Filmi ‘Cirku Fluturues’ fitues i 3 çmimeve në Dea Openair International Film Festival

Filmi i metrazhit të  gjatë  ‘Cirku Fluturues’ me skenar dhe regji të Fatos Berishës është  fitues i 3 çmimeve në  edicionin e 7 të festivalit Dea Open Air International Film Festival që  sapo përfundoi në Tiranë.

Filmi është  fitues i çmimit kryesor ‘Filmi më  i mirë i metrazhit të  gjatë’, si dhe çmimin për aktorin/aktoren më të mirë që shkon për grupin e aktorëve: Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Mucaj dhe Shpëtim Selmani.

Poashtu, filmi mori edhe çmimin e Jurisë së Medias.

‘Cirku Fluturues’ është bashkë prodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me producente Vjosa Berisha dhe premierën botërore e kishte në Tallinn Film Festival në Estoni, në nëntor 2019.

Këto çmime në Shqipëri vijnë menjëherë  pas çmimit ‘Grand Prix du Jury’ që filmi mori në War on Screen International Film Festival në Francë.