75 Mall Live Search
09:21 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Në arrest shtëpiak, Fjolla Morina merr propozim për martesë

Fjolla Morina pas problemeve me ligjin po vuan dënimin me arrest shtëpiak në Shqipëri, pasi në makinën e saj iu gjetën dy pistoleta.

Por, qëndrimi i saj atje nuk duket të jetë edhe aq i mërzitshëm, pasi këngëtaren e ka pritur një befasi e këndshme mbrëmë.

Fjolla ndau me ndjekësit në Instagran se ajo ka marr një propozim për martesë, e të cilin e ka pranuar.

 “Unë thash po”, ka shkruar ajo në mbishkrim Fjolla ku në imazhin e parë shihet një buçet e madhe me lule, ndërsa anash tyre edhe një unazë.

Në një tjetër fotografi shihet duke e mbajtur në dorë unazë, teksa bën të ditur se ka pranuar propozimin.

Ndërsa, mashkulli aktual në jetën e Fjollës mbetet ende i paidentifikuar./Indeksonline/