Zyrtari policor goditi një këmbësor në zebra në Fushë Kosovë

IndeksOnline më parë ka raportuar se një këmbësor është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për IndeksOnline.
Në përgjigjen e tyre thuhet se në aksident ka qenë e përfshirë një veturëe “Mercedes” ku një zyrtar policor ishte duke e drejtuar atë, me ç’rast goditi një këmbësore në zebra.
Sipas Policise, personi i aksidentuar është derguar me auto ambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor.
Personi i aksidentuar është derguar me auto ambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njesia e Trafikut Rajonal Prishtinë, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe jane marrur me rast”, thuhet në përgjigje./IndeksOnline/