75 Mall Live Search
15:54 / E Diele, 18 Tetor 2020 / indeksADMonline

Aksidenti në Pejë, flasin nga Policia, thonë se ka persona të lënduar

Ka ndodhur një aksident mes dy veturave në Pejë, teksa në pamjet që ka siguruar Indeksonline shihet se një veturë është rrokullisur.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova, tha se ka persona të lënduar.

Ka ndodhur në orën 15:00 një aksident mes dy veturave. Mund të konfirmoj se ka persona të lënduar. Por, për natyrën e lëndimeve dhe numrin e të lënduarve akoma nuk e dijmë, sepse njësitet policore janë në spital duke marr detajet lidhur me rastin”.