75 Mall Live Search
19:48 / E Diele, 18 Tetor 2020 / C E

Liverpooli jep lajmin e hidhur, Van Dijk do të operohet

Liverpooli ka konfirmuar se Virgil Van Dijk duhet të operohet në gju pas dëmtimit që pësoi gjatë barazimit 2-2 të shtunën kundër Evertonit.

Mbrojtësi qendror ka lënduar ligamentet e gjurit në incidentin me portierin Joedan Pickford pas vetëm gjashtë minutash lojë.

Van Dijk është zëvendësuar menjëherë dhe ka filluar vlerësimet e mjekëve ku është konstatuar lëndimi.

Një operim i tillë zakonisht merr deri në gjashtë muaj kohë për tu rikuperuar. /IndeksOnline/