09:07 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zjarrfikësit shkatërrojnë një “Mustang” me 770 kuaj fuqi, gjatë një trajnimi

Zjarrëfikësit amerikanë janë trajnuar për shuarjen e zjarreve në vetuar.

Shpëtimtarët nga qyteti i Dearborn (Michigan, SHBA) shkatërruan një “Ford Mustang Shelby” GT500 me 770 kuaj fuqi, derisa trajnonin aftësitë e ndihmës së parë në aksidentet rrugore.

Sipas legjendës, ata duhet të largonin pasagjerin e dëmtuar nga makina me dyer të mbyllura.

Shpëtuesit theksojnë se për veprime të shpejta dhe të koordinuara në rast aksidenti, trajnimi i përditshëm është i domosdoshëm dhe më e mira nga të gjitha, aftësitë praktikohen në kushte afër atyre reale.

Prandaj, është e rëndësishme për zjarrfikësit të praktikojnë rregullisht në automjete të vërteta në mënyrë që të jenë në gjendje të shpejt ta fikin energjinë, ta thyejnë butësisht xhamin dhe të presin panelet e jashtme të trupit.

Vlera e një veture të tillë arrin shifrën deri në 90.000 euro. /IndeksOnline/