75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Një grabitës tmerron punëtoren në kioskë, nën kërcënim arme ia merr paratë

Një femër ka raportuar në polici se të dielën rreth orës 20:00, derisa ishte duke punuar në kioskë, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës, nga kasaforta, i ka marrë para dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka njoftuar se grabitja e armatosur ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, transmeton IndeksOnline.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Nuk është raportuar për të lënduar./IndeksOnline/