Zjarr pranë një pompe derivatesh, në Fushë-Kosovë
Është përfshirë nga zjarri një reklamë në një pompë derivatesh në Komunën e Fushë-Kosovës, raporton IndeksOnline.
Nga video shihet se si nga zjarri është shkaktuar tym i madh aty rrotull, ndërsa ajo është e vendosur fare pranë ndërtesave dhe semaforit, një pikë kjo mjaft e frekuentuar nga qytetarët, kur kemi parasysh se në anën e kundërt të saj ndodhen qendra tregtare e një kolegj privat.
Nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa shihet se punëtorët e saj përpiqeshin ta ndalnin vetë zjarrin.
IndeksOnline ju sjell pamje: