Rikthehet basketbolli, këtë javë luhet Superkupa e Kosovës
Pritja mori fund. Tetë skuadrat e Superligës do të jenë në aksion.
Tetë skuadra në katër qytete do të luftojnë për trofeun e Superkupës. Ndërkohë, të dielën në Pejë është finalja Bashkimi-Kosovahome Prishtina, dy skuadrat më të mira në konkurrencën e femrave.
Takimet e para çerekfinale zhvillohen më 21 tetor në Gjakovë, ku do të përballen Rahoveci-Trepça dhe Sigal Prishtina-Vëllaznimi dhe fituesit do të luajnë në gjysmëfinale.
Më 22 tetor do të takohen Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni dhe Peja-Bashkimi. Këto takime zhvillohen në Prizren dhe fituesit do të përballen në gjysmëfinale.
Ndërkohë, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 23 tetor në Suharekë.
Peja është qyteti mikpritës i finaleve. Fillimisht nga ora 14:00 do të ndeshen Bashkimi-Kosovahome Prishtina në finalen e femrave, derisa nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja në konkurrencën e meshkujve.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në ArtMotion.
Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët e tjerë.
Të gjitha klubet janë të obliguara të respektojnë Udhëzuesin për rikthimin në fushat e basketbollit, që i është dërguar klubeve dhe ndodhet edhe në uebsajtin zyrtar të FBK-së.
Orari
21.10.2020 Gjakovë (Grupi A dhe B)
17:00 Rahoveci – Trepça
19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi
22.10.2020 Prizren (Grupi C dhe D)
17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni
19:30 Peja – Bashkimi
23.10.2020 Suharekë
Gjysmëfinalja I: 17:00 Fituesi i Grupit A-B
Gjysmëfinalja II: 19:30 Fituesi i Grupit C-D
25.10.2020 Pejë
Finalja, femrat: 14:00 Bashkimi – Kosovahome Prishtina
Finalja, meshkujt ora 17:00