75 Mall Live Search
13:37 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rastet me Covid-19 kalojnë 40 milionshin, në të gjithë botën

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në të gjithë botën ka kaluar 40 milionë, por ekspertët thonë se kjo është vetëm maja e ajsbergut kur bëhet fjalë për ndikimin e vërtetë të pandemisë.

Ngjarja u shënua të hënën në mëngjes, sipas universitetit “Johns Hopkins”, ku mblidhen raporte nga e gjithë bota, shkruan Foxnews, transmeton Indeksonline.

Numri aktual në të gjithë botën i rasteve me COVID-19 ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi testimi ka qenë i ndryshueshëm, shumë njerëz nuk kanë pasur simptoma dhe disa qeveri kanë fshehur numrin e vërtetë të rasteve.

Deri tani, janë raportuar më shumë se 1.1 milionë vdekje të konfirmuara nga virusi.