75 Mall Live Search
14:08 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Diona Fona nis një kapitull të ri

Është një prej artistëve shqiptare më të dashura, për zërin unik, stilin dhe pamjen engjëllore.

Bëhet fjalë për Diona Fonën, e cila së fundi ka promovuar këngën e re “Xhani”, ku edhe e shohim mjaft atraktive dhe më ndryshe se herët e tjera.

Reagimet e para për këngën janë mjaft pozitive, por sipas Dionës ky është një kapitulli i ri për të.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet pas postimit të disa fotografive në llogarinë e saj në Instagram.

Kapitulli i ri “Xhani”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazheve, derisa dukej joshëse me të bardha.

Ndërkohë, deri tani projekti i ri ka arritur mbi 200 mijë klikime në kanalin Youtube./Indeksonline/