Behxhet Pacolli tregon për aksidentin e tmerrshëm: U përplasëm me kamion, luftova shumë për jetë

Ish ministri i Punëve të Jashtme nga AKR, Behxhet Pacolli, sonte ka treguar një ngjarje të rëndë që kishte përjetuar vite më parë, shkruan IndeksOnline.
Ai tregoi se më 1980 kishte pësuar një aksident të rëndë trafiku ku është përplasur me një kamion.
Pacolli tha se ka luftuar shumë për të mbijetuar dhe thotë se aty e kuptoj që jeta mund të ndryshojë në çdo moment,
“Në vitin 1980 edhe unë isha i përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik. Ne u përplasëm me një kamion dhe unë luftova për një kohë të gjatë për jetën. Mrekullisht mbijetova dhe kuptova që jeta mund të ndryshojë në çdo moment. Fati jonë përcaktohet nga Zoti. Shpresoj që askush të mos përjetojë kurrë diçka të tillë”, tha ai./IndeksOnline/
