75 Mall Live Search
11:12 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Osmani këshillë kabinetit qeveritar: Mos thuani “ s’po i lexoni kodet”, bashkëpunoni me deputetë

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar ndaj ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, i cili iu drejtua deputetit të Vetëvendosjes, Alban Hysenit, që nuk ka lexuar përmbajtjen e Kodit Civil, pasi bëri thirrje për të mos e votuar atë, shkruan IndeksOnline.

Osmani në foltoren e Kuvendit reagoi ndaj çasjes së ministrit Selimi duke thënë se kabineti qeveritar duhet të jetë më bashkëpunues me deputetët.

“Duhet ta kuptoni një gjë që këtu jeni në shtëpinë e deputetëve dhe duhet ta ndaloni çasjen e akuzave e ofendimeve ndaj deputetëve. Pra, ju rekomadoj që në vend se t’i akuzoni deputetët se nuk e lexojnë kodin të uleni e të diskutoni me ta pasi do ju duhen deputetët. Uluni e punoni me deputët e mos akuzoni.

Nuk është çasje aspak e pranueshme që të keni nevojë për këtë vend e deputetët që të keni argument të vetëm e keni lexuar apo se keni lexuar kodin.

Krijoni raporte të tilla pune, pasi dështon edhe kodi civil, edhe Qeveria edhe Kuvendi, kaq e pata kësaj radhe”, tha ajo.

E Selimi iu kundërpërgjigj menjëherë kryeparlamentares.

Ai tha se do të ndjek këshillën e saj.

“Njhemi qe një kohë dhe do ta marr këshillën tënde seriozisht.

Jam i rregullt në komisione dhe seanca dhe e kuptoj parlamentarizimin dhe mundohem t’i shtyj projektet si kodi civil.

Ndoshta reagimi im ndaj deputetit Hyseni ishte reflektim i reagimit të tij. Mendoj që ka hapësirë të mjaftueshme të neneve në këtë kod, ju ftoj që ta votoni këtë kod, do ta ndjek këshillën e juve por gjithmonë është mirë që të paraqiteni edhe anën e tjetër të medaljes”, tha ai./IndeksOnline/