75 Mall Live Search
18:22 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / Blerim

Rusia tentoi të heq flamurin e Kosovës në konferencën e sotme, por kryediplomatja nuk ua “veti tabelat” rusëve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka marrë sot pjesë në debatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Para se kryedeplomatja ta merrte fjalën, presidenca ruse, nuk deshi ta lejojë atë të flas me flamurin e Republikës së Kosovës, duke i thënë që ta largojë atë, por që e njëjta s’e lejoi këtë gjë.

Haradinaj-Stublla iu ka thënë se “Ne kemi jemi në bazë të parimit të barazisë dhe simbolet e shtetësisë nuk pranojmë t’i largojmë. Nëse presidenca ruse na pamundëson me marrë pjesë në debat, po krijon një presedan të rrezikshëm”.

Ndryshe, Ministrja e ka nisur fjalën e saj, duke thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

“Kjo është vërtetuar edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, është shprehur ajo me ta marrë fjalën, pas homologut të saj serb, Ivica Daçiq.

Ajo sot ka përmendur krimet e kryera nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë dhe që trupat e personave të zhdukur duhet të kthehen menjëherë./Indeksonline