Deputeti i PDK-së del pozitiv me Covid-19
Deputeti nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ai ka njoftuar se pas shfaqjes së simptomave është testuar dhe është konfirmuar se është infektuar me koronavirus.
Memli Krasniqi është izoluar sipas rekomandimeve të mjekëve.
Ky është njoftimi i tij:
Të dashur miq,
Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.
Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale.
Memli