Dyshohet për derdhje nafte, në Ibër Lepenc
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë marrë një informatë se në kanalin Ibër Lepenc, nga i cili furnizohet me ujë ujësjellësi i Mitrovicës, janë vërejtur disa njolla nafte.
Mirëpo, sipas raportit të policisë, njësitet nuk kanë vërejtur ndonjë gjë, shkruan IndeksOnline.
“Fshati Donje Varage, Zubin-Potok 21.10.2020 – 19:20. Është pranuar informata se në kanalin Ibër Lepenc, nga i cili furnizohet me ujë ujësjellësi i Mitrovicës, janë vërejtur disa njolla nafte. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk është vërejtur ndonjë gjë”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/