Pas takimit të mëngjesit, flasin Thaçi, Veseli dhe Haradinaj!

Gjatë ditës së sotme, në njërin nga restaurantet e Prishtinës ka pasur një takim në mes të Presidentit Hashiom Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.
I pari i shtetit dhe ish-kryetari i parlamentit nuk kanë dashur të prononcohen për media derisa kanë thënë se takimi ishte vetëm për kafe dhe mëngjes.

Ndërsa ish-kryeministri, Ramush Haradinaj është deklaruar për Indeksonline duke thënë se ky takim wshtw iniciuar nga ai pwr tw biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

“Kam iniciuar një takim sot në mëngjes, kemi biseduar për krejt zhvillimet në vend, edhe politike edhe institucionale, gjithë ato që e presin vendin është me rëndësi të kemi konsulta të tilla të ndërsjella mes gjithëve neve në Kosovë”, ka thënë Ramush Haradinaj pas takimit.

Takimi mes liderëve politik të vendit ka zgjatur rreth një orë dhe Indeksonline ka ndjekur nga afër takimin mes tyre. /IndeksOnline/