Mbrojtësit më të mirë në Evropë për gjashtë muajt e fundit, Van Dijk i shtati
Agjencia e futbollit “CIES” ka publikuar listën e mbrojtësve më të mirë në top pesë ligat evropiane në gjashtë muajt e fundit.
I parë në listë është mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng i cili është vlerësuar me 88.4 pikë, transmeton Indeksonline.
Pas tij vjen, Sergio Ramos me 87.4 pikë, kurse i treti është Koulibaly me 85.2 pikë, ndërsa top 4shën e mbyll, Gerrard Pique me 84.7 pikë.
Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk është në pozitën e shtatë me 84.1 pikë. Kurse Harry Maguire është në pozitën e 11-të me 83 pikë./Indeksonline/