17:35 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Dy futbollistët e Barcelonës afër të bënin aksident në hyrje të qendrës stërvitore

Dy futbollistët e klubit të Barcelonës, Miralem Pjanic dhe Sergino Dest patën një moment të sikletshëm para se të fillonin stërvitjen.

Ata ishin shumë afër të bënin një aksident në hyrje të qendrës stërvitore, transmeton Indeksonline.

Fatmirësisht, Pjanic arriti të reagoj shpejt dhe shmangi një aksident. Dy futbollsitët u transferuan tek Barcelona në merkaton verore.

Dest erdhi nga Ajax, kurse Pjanic nga Juventusi./Indeksonline/