“Unë votova”, Selena Gomez bën thirrje që amerikanët të shfrytëzojnë të drejtën e votës

Selena Gomez është gati të votojë!
Këngëtarja 28-vjeçare “Love You Like a Love Song” zbuloi se ajo mori fletën e saj të votimit për të votuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe postoi fotografi nga përvoja e saj e votimit në Instagram.

“Sapo mbarova plotësimin e fletëve të votimit!” ajo shkroi në serinë e fotografive, ku shihet e lumtur që po e shfrytëzon të drejtën e saj për të votuar.
Përveç saj edhe shumë të famshëm të tjerë po bëjnë thirrje që amerikanët të dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Ndërsa, Selena kohët e fundit zbuloi se ajo kaloi një kohë në depresion.
Ajo gjithashtu ka disa lajme të mëdha në lidhje me karrierën e saj filmike, ajo njoftoi se shumë shpejt do t’i rikthehet ekranit si aktore./Indeksonline/
