75 Mall Live Search
23:14 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

ShBA-të e japin premtimin: Jemi të përkushtuar për të siguruar suksesin e Marrëveshjes së Washingtonit

Ambasada Amerikane në Serbi ka treguar se ShBA-të janë shumë të përkushtuara që Marrëveshjen e Washingtonit ta implementojnë.

Këtë e kanë në një postim që e kanë bërë sot në Tëitter Ambasada Amerikane, transmeton Indeksonline.

Në postimin e tyre thuhej që nuk duhet humbur ky momentum për të filluar një kapitull të ri të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar suksesin e marrëveshjeve të Uashingtonit të 4 shtatorit – ne nuk duhet ta humbasim këtë mundësi për të filluar një kapitull të ri të stabilitetit, bashkëpunimit dhe suksesit për Ballkanin Perëndimor!”, thuhet në postimin e ambasadës./Indeksonline/