75 Mall Live Search
14:07 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Shefi i Qeverisë dhe shefja e diplomacisë, në Maqedoninë Veriore, ja çfarë do të nënshkruhet atje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, do të vizitojë zyrtarisht Republikën e Maqedonisë së Veriut, së bashku me delegacionin e kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti.

Pritja solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Zoran Zaev do të mbahet në orën 14:00, ndërkohë që gjatë ditës do të nënshkruhet edhe Memorandumi i bashkëpunimit për krijimin e rrjetit të pastër 5G.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Haradinaj-Stublla do të pritet edhe nga homologu i saj, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.