14:42 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Rikthehet gripi i shpendëve, konfirmohen 2 rastet e para, në Hollandë

Në Hollandë të gjithë fermerët janë urdhëruar që t’i mbajnë zogjtë brenda fermave pasi janë konfirmuar dy raste të gripit të shpendëve.


Ministria e Bujqësisë, Natyrës dhe Cilësisë së Ushqimit, bëri të ditur se dy nga gjashtë mjellmat që u zbuluan në provincën Utrecht rezultuan pozitivë në gripin e shpendëve.


Një rosë e egër që ngordhi në të njëjtin rajon po ashtu dyshohet se ishte e infektuar me virusin.

Ata kërkuan që të gjithë fermerët t’i mbajnë shpendët brenda fermave të pulave për të parandaluar përhapjen e virusit.


Ekspertët e ministrisë mendojnë se virusi mund të ketë ardhur në Holandë përmes zogjve që migrojnë nga Rusia ose Kazakistani.