75 Mall Live Search
16:18 / E Premte, 23 Tetor 2020 / Blerim

Krasniqi do të përballet me një xhudiste të fortë në finale


Distrie Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit të Bundapestit.

Xhudistja jonë tani është në fazën e fundit të kësaj gare, pra ka arritur ta prek finale e madhe të Grand Slamit të Hungarisë, shkruan IndeksOnline

Krasniqi, garon në kategorinë 48 kilogram.

Në finale, Distrie Krasniqi do të takohet me Paula Pareto nga Argjentina, pasi kjo e fundit e ka mposhtu serben Andrea Stojdinov në gjysmëfinale.
Kujtojmë se Pareto është xhudiste e forte në kategorinë e saj, madje ajo në vitin 2016, kishte fituar medaljen e artë.

Ndeshja pritet të fillojë nga ora 17:00.