Dua Lipa s’ka të ndalur, shijon suksesin e radhës me hitin e ri!

Dua Lipa po shijon suksesin e radhës me këngën e fundit.
Vetëm pak kohë më parë artistja solli bashkëpunimin “Levitating” me DaBaby, e i cili po pëlqehet shumë.
Kjo gjë është dëshmuar edhe përmes një postimi në Instagram, ku vet Dua bëri të ditur se kjo këngë po kryeson tabelat në Britani të Madhe.

“Levitating nga Dua Lipa bëhet kënga e 12-të në “top 20 hit” në “UK Singles Chart” këtë javë!”, shkruan njoftimi që Dua ndau me ndjekësit në Instagram.
Kujtojmë që hiti “Levitating” deri tani ka marrë mbi 21 milionë klikime vetëm në kanalin zyrtar YouTube./Indeksonline/