Kuka është aty, mposhtë rusen e kualifikohet në gjysmëfinale të Budapestit
Lorian Kuka ka arritur që ta fitojë edhe ndeshjen çerekfinale ndaj ruses , Aleksandra Babintseva.
Kuka po zhvillon meçin e saj në kategorinë -73 kilogram, ku rundin e parë e kaloi pa garë, ndërsa të dytin e fitoi duke mposhtu xhudisten nga Mongolia, Otgon, por xhudistja jonë nuk u ndal me kaq, ajo në çerekfinale mposhti edhe rusen, Babintseva, shkruan IndeksOnline
Loriana tashmë do të përballet gjysmëfinale me xhudisten nga Franca, Fanny Estelle Posvite.

