75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / C E

​894 gjoba për mosrespektim masash, ndaj Covidit-19

Brenda 24-orëve të fundit policia ka shqiptuar 894 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCovid, që u vendosen nga institucionet shëndetësore.

Ndërsa, 663 etiketa trafiku u janë shqiptuar shkelësve të rregullave të trafikut.

Ndërkaq, policia ka njoftuar edhe se në rrugët e Kosovës brenda 24-orëve janë shkaktuar 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 21 aksidente trafiku me dëme materiale.

Gjatë këtij 24-orëshi, policia e arrestoi 28 persona dhe 18 dërgoi në mbajtje.