Gjendet trupi i pa jetë i një 72 vjeçari në fshatin Kabash të Vitisë, dyshohet se kreu vetëvrasje
Me datë 26.10.2020, rreth orës 17:50, Policia e Kosovës në Viti, ka pranuar një informatë se në fshatin Kabash, komuna Vitisë, dyshohet se një person i moshës shtatëdhjetë e dy vjeç (72 ) vjeç në shtëpinë e tij ka kryer vetëvrasje, ka njoftuar për indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
“Patrulla policore së bashku me njësinë e hetimeve dhe krim- tekniken kanë dalë në vendngjarje, po ashtu në vendngjarje kanë dal edhe ekipet mjekësore, ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka theksuar Hashani.
Ai ka thënë se për momentin rasti po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”. Ndërkohë që hetimet rreth rastit janë duke i kryer njësitet e hetimeve rajonale, në bashkëveprim me prokurorin.