75 Mall Live Search
08:41 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Amerika po voton me të madhe, shikoni sa miliona njerëz kanë votuar për presidentin deri më tani

Tetë ditë para zgjedhjeve, më shumë njerëz kanë votuar tashmë në këto zgjedhje presidenciale në Amerikë sesa numri i përgjithshëm i njerëzve që votuan me postë ose e përdorën atë mundësi në 2016.

Në të ashtëquajturin votim i hershëm, 58.6 milionë qytetarë kanë votuar deri më tani në SHBA. Numër më i madh i votimeve ëshë regjistruar në Florida dhe Teksas, shkruan Indeksonline.

Sipas analistëve, numri i votimeve të hershme do të jetë rekord në këto zgjedhje në SHBA pasi që njerëzit do të shmangin vendvotimet e mbushura me njerëz në ditën e zgjedhjeve – 3 nëntor.

Analistët poashtu thonë se votuesit republikanë do të jenë më të shumtë në votimet e 3 nëntorit, ndërsa demokratët po prijnë më vota në votimet e hershme me postë./Indeksonline/