Zemaj flet pas takimit me Shpend Ahmetin: Jemi ndër pesë shtetet me situatën më të mirë, por…

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dalë në konferencë… pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Numri një i Shëndetësisë ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në situatë stabile, krahasuar me shumicën e shteteve evropiane.
“Biseduam për menaxhim më të mirë të situatës. Për një dinamikë të shtuar, koordinimin me policinë dhe shpërndarjen e të mirave materiale. Do të shtojmë mbikëqyrjen, llogaridhënien e të gjitha niveleve. Jemi një ndër pesë vendet me situatën më të mirë në Evropë. Akoma jemi në zonën e gjelbër. Na duhet disiplinë e përkushtim që të mbajmë jetën publike gjallë. Aty ku është nevoja na duhet të shtojmë mbikëqyrjen.
Ne do vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Viti shkollor po vazhdon me sfidat e veta, na duhet vetëm respektimi i masave. Rritja e numrit është si pasojë e mosdisiplinës së individëve. Mos i vrisni familjarët tuaj! Dje kemi pasur një rast të moshuar që ka vdekur si pasojë e asaj që dikush ia ka çuar virusin te shpia”, ka thënë Zemaj.