Dështon për të dytën herë raportimi i ministrit Kuçi, në Komisionin për ekonomi

Për herë të dytë ka dështuar raportimi ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi në Komisionin parlamentar për ekonomi.
Ministri Kuçi kishte deleguar zëvendësin e tij, Rexhep Kadriun, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme, gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në ndërmarrjen “Trepça”, por që nuk u lejua nga deputetët të raportonte Kadriu.
Ndërsa, në kuadër të rendit të ditës, në Komisionin… e kryesuar nga Endrit Shala ka raportuar Bordi i ZRRE-së për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve.
Kryesuesi i Bordit në ZRRE, Arsim Janova, tha se aktualisht nuk ekziston asnjë leje e përkohshme, nuk ka as aplikime për hidrocentrale.
Ndërsa, pas pyetjes së deputetes Mimoza Kusari-Lila se a është sanksionuar ose penalizuar “Kelkos”-i për hidrocentrale pa leje, kryesuesi Bordit…, Janova tha se penalizmi ka ndodhur vetëm me ndërprerjen e tërësishme të veprimtarisë së “Kelkos”-it.
Drejtues të Bordit theksuan se pengesë kryesore për licencim është mos koordinimi i institucioneve përkatëse.
“Kelkos” është pa licencë si pasojë e mungesës së lejës mjedisore.