75 Mall Live Search
13:07 / E Martë, 27 Tetor 2020 / Blerim

Grumbullimi i lëndëve në DHPGJS, diskutohen mundësitë e reduktimit të tyre

 Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe u.d. i gjyqtarit mbikqyrës i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Ilmi Bajrami, kanë pritur në një takim ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi. Me të kanë diskutuar mundësitë e zvogëlimit të numrit të lëndëve në Dhomën e Posaçme…

Ministri Selimi u shpreh i gatshëm të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për kërkimin e një fondi emergjent nga Qeveria, përmes të cilit do të krijoheshin kushtet për zvogëlimin e numrit të lëndëve të grumbulluara në Dhomë…

Kryetari Peci e njoftoi ministrin se muajt e fundit, ka pasur një progres në kryerje të lëndëve nga gjyqtarët në DHPGJS, mirëpo, numri prej 19.539 lëndëve të pazgjidhura, është e pamundur të zvogëlohet me 14 gjyqtarë, sa ka aktualisht Dhoma… dhe me numër shumë të vogël të bashkëpunëtorëve profesionalë.

Si rrjedhim, bashkëbiseduesit u dakorduan që të shikohen mundësitë e hapjes së pozitave të reja për gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesionalë, të cilët do të asistonin në zvogëlimin e numrit të lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.