Nuhiu: Askush nuk na falë ndeshjet, duhet të fitojmë dhe të ecim para

Drita vazhdoi me fitore dhe tashmë gjendet në kuotën e 16 pikëve pas 7 ndeshjeve të luajtura.
Një gol i Festim Alidemës i mjaftoi “Intelektualëve” për të marrë edhe tre pikët e radhës.
Në prononcimin e tij pas ndeshjes, trajneri i gjilanasëve, Ardian Nuhiu foli në lidhje me ndeshjen e sotme dhe tregoi se për çfarë rezultati do të luajnë kundër Prishtinës.
“Gjithmonë do kërkojmë më tepër, kampionati është i fortë nuk ka ekipe të lehta. Asnjë ndeshje nuk na fal askush, duhet të fitojmë dhe të ecim para”
“Përqëndrimi ka qenë tek Arbëria, nuk kemi menduar për kundërshtarin, tani do ta analizojmë atë dhe do futemi për të fituar ndeshjen nuk diskutohet”-përfundoi trajneri.