75 Mall Live Search
17:29 / E Martë, 27 Tetor 2020 / C E

Suspendohen gjyqtarët e ndeshjes Milan – Roma, bënë një referim skandaloz

Milani dhe Roma barazuan me rezultat 3-3 në ndeshjen e xhiros së pestë të Serie A.

Por përveç që pati shumë gola, në këtë sfidë kishte edhe shumë diskutime në lidhje me nivelin e referimit të  Piero Giacomelli, shkruan Indeksonline.

Një penallti e dhënë për secilën skuadër, një e pa dhënë për Milanin dhe disa kartonë të verdhë ishin shkaktari që gjyqtari të suspendohet.

42 vjeçari është përjashtuar nga referimi në Serie A për dy gjiro pas gabimeve që bëri mbrëmë.

E bashkë me të është suspenduar edhe kryesori i dhomës së VAR-it, Luigi Nasca i cili nuk reagoi sidomos në penalltinë e Romës. /IndeksOnline/