14:03 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / B O

“Toyota” përzgjidhet sërish marka më e vlefshme e automobilave, në botë

“Toyota” ka marrë çmimin si marka më e vlefshme e automobilave në botë për vitin 2020.

Dhe kjo është hera e 17-të që e fiton këtë çmim.

Po ashtu, “Toyota” është marka e shtatë më e vlefshme në botë në përgjithësi.

Në listën më të re, të publikuar të martën, kompanitë teknologjikë mbajnë kreun si më të vlefshmet në botë. E para është “Apple”, pastaj “Amazon” dhe “Google”. Toyota është e shtata.

Ekspertët, të cilët përpilojnë listën çdo vit, kanë vlerësuar vlerën e “Toyotas” në 51.6 miliardë dollarë.

Marcedesi është brendi i dytë më i vlefshëm për 2020 kur bëhet fjalë për automobilat, kurse e treta është BMW-ja.

Çelësi i suksesit të “Toyotas”, është paketa e gjerë dhe e shtrirë në gjithë botën, sidomos duke iu falënderuar modeleve të makinave hibride.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, “Toyota” ka shitur 4.02 milionë automobila apo 12.4 për qind të të gjitha makinave të shitura në botë.