75 Mall Live Search
15:09 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Katër persona vdesin si pasojë e Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë katër persona kanë vdekur pasojë e COVID-19.

Gjithashtu ky institucion ka bërë të ditur se brenda 24 orëve, 281 persona janë infektuar me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes.