75 Mall Live Search
16:02 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / B O

Protestuesit armenë në Francë sulmojnë turqit, disa të plagosur

Pesë persona u plagosën pasi protestuesit pro-armenë në qytetin Isere në juglindje të Francës protestuan duke bllokuar autostradën A7 dhe sulmuan turqit që shkonin në punë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate për gazetarin e AA-së nga dëshmitarët e ngjarjes, mësohet se 300-400 protestues armenë bllokuan trafikun në të dy rrugët e autostradës A7.

Në mëngjes bllokimet e trafikut filluan në drejtim të Lyon dhe Marseille.

Teksa u ngritën tensionet mes protestuesve dhe atyre që u bllokuan në trafik, theksohet se protestuesit pro Armenisë sulmuan një grup qytetarësh turq të cilët reaguan ndaj tyre duke u përpjekur që të shkonin në punë.

Protestuesit shkaktuan plagosjen e 4 personave me origjinë turke njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë i cili u dërgua në spital.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, vërehet grupi armen me flamuj të Armenisë në shpinën e tyre të cilët rrahin me shkopinj duke futur në mesin e tyre dy persona.

Ndër të tjera bëhet e ditur se 1 person u plagos në ngjarjet e përjetuara tek xhandarmëria.

Trafiku u hap pasi protestuesit u larguan nga autostrada.