75 Mall Live Search
20:19 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Këta janë të arratisurit nga Burgu i Lipjanit


Indeksonline sonte ka raportuar për arratisjen e dy të burgosurve nga Burgu i Lipjanit.

Ndërsa siç mëson IndeksOnline të arratisurit nga Burgu i Lipjanit, janë Adhurim Bogaj e Riad Sopjani.

Se ka ndodhur arratisja këtë e kanë konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, duke thënë se bëhet fjalë për dy të mitur, të cilit ishin të dënuar me nga një vit burg, njëri për veprën penale “Grabitje”, tjetri për “Lëndim të Rëndë Trupor”.

Ky është njoftimi i këtij institucioni:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003  janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan.  

 
R. S , ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Grabitje.   

 
A.K, ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor.  

 
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja.