75 Mall Live Search
23:12 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Man United e “çmonton” me gola Leipzigun, Lazio dobët ndaj Brugge e Dortmundi me fitore ndaj Zenitit

Tashmë kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e orës 21:00 në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Man United me 5 gola e mposhti bindshëm skuadrën gjermane, Leipzing, duke paketuar kështu tre pikë të plota, shkruan IndeksOnline Për rezultatin në 5:0 për klubin e Man United u kujdesën, Greenewood, Rashford me “hat-trick’ dhe Martial, shkruan IndeksOnline

Lazio i Muriqit nuk e gjeti fitore as ndaj Club Brugge, skuadrat barazuan në 1:1 me golat e shënuar nga Correa për shqiponjat e Vanaken për Brugge.

Sulmuesi ynë luajti nga minuta e 56’të e këtij takimi, ku dhuroi një paraqitje të mirë.

E në ndeshje Dortmund – Zenit, skuadra gjermane triumfoi me rezultatin final në 2:0 me golat  e shënuar nga Sancho dhe Haaland.