75 Mall Live Search
09:55 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Jozefina Topalli formon parti të re politike

6 muaj para zgjedhjeve Jozefina Topalli ka prezantuar “Lëvizjen e saj për Ndryshim”.

Ish-nënkryetarja demokrate pas largimit nga Lulzim Basha ne listat e vitit 2017 ishte shkëputur nga politika aktive, ndërkohë anëtarësia e Partise Demokratike në Shkodër kërkoi rikthim e saj në listat e 2021.

Jozefina Topalli refuzoi të bëhej pjesë e procesit duke e cilësuar farsë pasi iu kërkua të plotësojë një formular ku duhet të deklaronte kontributet e saj në parti.

“Ku ka më mirë e më shpresëdhënëse që këtë lëvizje ta nisë brezi i ri. Dua të falënderoj edhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm. E ndërgjegjshme për sakrificën që po kalon vendi. Kriza e vendit është shumë planesh, shëndetësore, morale, përfaqësimi etj. Kur dija fyhet, kurse mediokriteti nderohet.

Jam sot bashkë me këta të rinj duke i mbështetur në projektin e ri. Vendi ynë është në zgrip. Prej vitesh nuk rriten rrogat por çmimet, pasiguria është bërë dëshpëruese në një vend që zbrazet e plaket. Është një frikë mbytëse se vendi ynë po rrëshqet në mënyrë të vazhdueshme. Sfidat me të cilat po përballemi janë reale e të shumta, janë të vështira e nuk zgjidhen duke u shprehur nuk zgjidhen në një pushtet të rremë, nuk ka ku të jepet drejtësi se nuk ka as Gjykatë Kushtetuese e as të Lartë. Duke ditur këtë asnjëri nuk është i sigurt, të gjithë po përballemi me këto sfida. Ata të tre bashkohen bukur fort për të ruajtur karriget e veta. Ata veprojnë sikur Shqipëria është prona e tyre dhe se shqiptarët janë rrogëtarët e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata”, tha ajo gjatë njoftimit për formimin e partisë së re.