Deputetja Ismaili kërkon dënim maksimal dhe drejtësi për Mirjeta Zeka-Shabanin

Besa Ismaili, deputete nga Mitrovica në Kuvendin e Kosovës, përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me dyshimet se një grua është zhdukur, duke kërkuar që rasti të zbardhet sa më shpejtë ndërsa autori të merr dënimin maksimal.

Postmi i plotë nga deputetja Ismaili:
Zhdukja e Mirjeta Zeka-Shabanit, është një ngjarje rënkuese që na përcjellë tërë kohën, veçanërisht tash kur me urdhër të organeve kompetente, po kërkohet trupi i saj, që çojnë tek dyshimet për vrajse makabre.
Dënimi maksimal dhe drejtësia e merituar duhet të jenë dy çështjet që lehtësojnë disi dhimbjen tonë si dhe forcojnë zërat për një jetë të dinjitetshme të grave.
Këto ngjarje, janë sinonimi i frikës, por ato nuk do të gjejnë vend tek shoqëria jonë!
Ne do të mobilizohemi, kudo, pavarësisht instancave institucionale, që të ruajmë dhe forcojmë dinjitetin e gruas kosovare.