75 Mall Live Search
10:10 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Një nënë nga Peja keqtrajton fëmijët, kërkon lëmoshë në rrugët e qytetit

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për keqtrajtim apo braktisje fëmijësh.

Një e dyshuar femër, së bashku me dy fëmijët e saj është parë duke kërkuar lëmoshë në rrugët e qytetit të Pejës, transmeton IndeksOnline.

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS

Rr. “Zahir Pajaziti”, Pejë 28.10.2020 – 10:30. E dyshuara femër kosovare së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, janë shoqëruar në stacionon policor, pasi që ajo është hasur, duke kërkuar lëmoshë nëpër rrugët e qytetit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/

/Foto ilustrim/